Goma e re AllSeasonContact™ ka në përbërje gomë "Traction Silica Compound", e cila përmban rrëshira për performancën gjatë dimrit dhe përqindje të lartë silici. Prandaj, vazhdimisht e ruan fleksibilitetin e saj të pandryshuar. Një fleksibilitet i tillë siguron rezultate të shkëlqyera në rrugët e dimrit me dëborë dhe me lagështi.
Goma e re AllSeasonContact™ është një shoqëruese e besueshme që të bind në të gjitha kushtet e motit të verës. Kjo mundëson një kombinim të shpatullave të hapura të projektuara për të parandaluar në mënyrë efektive rrëshqitjen në ujë, dhe një profil të ngurtë me një numër minimal të petëzimeve për manovrim dhe performancë më të mirë të frenimit në rrugët e thata.
Për shkak të zvogëlimit të ndjeshëm të rezistencës së rrokullisjes, e cila është bazuar në rafinimin e gjeometrisë së pjesës anësore dhe thellësisë optimale të profilit, goma arrin në mënyrë të konsiderueshme konsumin më të ulët të karburantit - dhe pa e kompromentuar sigurinë.
ContiSeal™ është një teknologji e zhvilluar nga prodhuesi Continental për vetëngjitjen e faqes shkelëse të një gome të dëmtuar. Nëse një objekt i huaj, për shembull një gozhdë, shpon gomën, drejtuesi nuk ka përse të ndalojë menjëherë në rrugë dhe të ndërrojë gomën pasi vrima mbetet e mbyllur edhe kur objekti i huaj zhvendoset ose bie.
ContiSeal™ është një shtresë izoluese ngjitëse dhe viskoze. Vendoset në pjesën e brendshme të faqes shkelëse të gomës. ContiSeal™ ngjit 80% të të gjitha shpimeve të gomës duke zvogëluar kështu rrezikun e rënies së gomës. Gomat ContiSeal™ janë të shënuara me një simbol të dukshëm në pjesën anësore dhe janë të përshtatshme për të gjitha disqet që gjenden zakonisht në shitje.
Jemi të lumtur t'u përgjigjemi të gjitha pyetjeve tuaja dhe t'ju mbështesim me ekspertizën tonë rreth gomave.